Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rrahmani “superhero”, Ballkani “ping pong” ndaj La Fiorita dhe kalon në turin tjetër

schedule21:49 - 26 Korrik, 2022

schedule 21:49 - 26 Korrik, 2022

Ballkani ka fituar me goleadë ndaj ekipit të San Marinos, La Fiorita me rezultatin 6-0.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0, ku Rrahmani shënoi dy kola të shpejtë në minutën e gjashtë dhe të tetë.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi në minutën e 69-të ishte përsëri Rrahmani duke shënuar tripletën e tij personale në këtë ndeshje. Në minutën e 73-të ishte Abazi i cili katërfishoi rezultatin dhe duke zhytur akoma edhe më shumë ekipin mik.



Ballkani nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 75-të, vetëm dy minuta pas golit të katërt, Krasniqi shënoi edhe golin e pestë të ndeshjes, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 9-0.

Por në minutat shtesë të fundit të lojës, Ballkani shënon edhe golin e gjashtë me anë të Abazit, duke rregjistruar kështu dopietën e tij personale në këtë sfidë.

Kështu, Ballkani ka kaluar në turin tjetër të eliminimeve të Conference League./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!