Në javën e 26 të kampionatit italian Napoli mposhti 2-0 Atalantën duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt titullit.
Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar i Kosovës, Amir Rrahmani.
“Djemtë bënë një punë të shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaja sot, veçanërisht kundër një ekipi si Atalanta. Tre pikët morën jo aq lehtë. Po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe këtë e ndjen edhe mbështetja e furishme e tifozëve. Po flasim për Scudetton? Po, po flasim brenda ekipit, nuk do ta mohoj, tha ai për calcionapoli1926.it. /G.D abcnews.al/