Rrahmani: Koret raciste rrezikuan ndeshjen, nuk ishim ku duhet

schedule08:05 - 15 Nëntor, 2019

schedule 08:05 - 15 Nëntor, 2019

Amir Rrahmani ka folur pas ndeshjes kundër Çekisë në SuperSport Kosova. Kapiteni vlerëson forcën e ekipit kundërshtar, teksa zbulon edhe bisedën e bërë me arbitgrin Rocchi.

“E prekëm për disa minuta ëndrrën Evropian, por dy situata vendosën ndeshjen. Gjatë gjithë lojës nuk ishim në nivelin e duhur, gjithmonë ka vend për përmirësime. Çekia është e përgatitur, e kam thënë edhe përpara ndeshjes. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të rrezikshëm. E kanë treguar edhe në Kosovë”.

ARBITRI – “Isha i vetmi që po insistoja te arbitri kryesor. Fola italisht, i thashë që po bënin kore kundrejt nesh. Më pyeti nga e kupton? I thashë që di pak nga gjuha e tyre. Ai më tha pas dy minutash se po të ndodhte edhe njëherë do ndërpritej ndeshja. Kishte kore raciste dhe Rocchi e kuptoi pas insistimit tim që të reagonte ose t’i ndalonte”. /abcnews.al