Rrahmani i gëzohet një pike, Aliti del kokëulur

schedule21:17 - 24 Shtator, 2019

schedule 21:17 - 24 Shtator, 2019

Amir Rrahmani është titullar i padiskutueshëm te Hellas Verona. Mbrojtësi i Kosovës, i cili më parë ka luajtur edhe me Shqipërisë si dhe ka provuar Superioren me Partizanin, po paraqitet mirë në Serie A dhe sot ka ndihmuar skuadrën e tij të mos pësojë.

Verona u përball me skuadrën e Udinese dhe Rrahmani luajti 90 minuta. Takimi përfundoi 0-0 dhe sot mungonte Marash Kumbulla. 19-vjeçari i kombëtares kuqezi ishte i pezulluar, pasi mori karton të kuq në sfidën me Juventusin në fundjavë.

Një tjetër lojtar i Kosovë ishte titullar sot. Bëhet fjalë për Fidan Alitin, i cili është pjesë e Kalmar në Suedi. Mbrojtësi luajti gjithë takimin dhe doli i mposhtur. Një humbje 2-0 në shtëpi, befasuese duke pasur parasysh që ndeshen me Sundsvall, që renditet në vendin e parafundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!