Amir Rrahmani e nisi sezonin në stol dhe e bëri debutimin e tij shumë vonë. Megjithatë, mbrojtësi arriti të aktivizohej dhe hyri në zemrën e trajnerit Gattuso, e cili së fundmi e pati aktivizuar kapitenin e Kosovës në 8 ndeshje rresht.
Por tashmë fatkeqësisht mbrojtësit do i duhet të ndalet, jo për vendimin e Gattusos, por për shkak të një dëmtimi. Lajmin e zbulojnë mediet italiane, që raportojnë se Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm deri në fillim të muajit prill prej një tërheqje muskulore.
Kështu, Rrahmani humbet ndeshjen me Milanin mbrëmjen e sotme dhe atë me Romën në fundjavën e ardhshme dhe rikthehet për Crotonen më datë 3 prill. Ka dhimbje edhe për Kosovën, që me shumë mundësi nuk do e ketë kapitenin në ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën për eliminatoret e Botërorit në fund të këtij muaji. /abcnews.al