Rrahja në diskotekë/ Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës

schedule23:12 - 8 Gusht, 2024

schedule 23:12 - 8 Gusht, 2024

Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikci është kërcënuar pas deklaratave të tij mbi ngjarjen e ndodhur në diskotekë në Pejë pak ditë më parë ku ishte i përfshirë këngëtari shqiptar Noizy

Shkodran Nikci kishte deklaruar pas kësaj ngjarje të rëndë se të gjithë personat e përfshirë nuk do të shpëtojnë pa marrë atë që meritojnë.

Nuk dihet se kush janë autorët e kërcënimeve të zëdhënësit të prokurorisë së Pejës, ndërsa Zyra e kryeprokurorit të Kosovës i ka dënuar ato duke deklaruar se kërcënimet vijnë si rrjedhojë e prononcimeve të punës së tij.

Prokuroria e Kosovës deklaron se në bashkëpunim me institucionet e tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojë me seriozitet të lartë këtë cështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!