Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrahën xhaxhain pastaj i vunë zjarrin dengjeve të barit, sherr i pazakontë në Krujë

schedule09:54 - 14 Maj, 2020

schedule 09:54 - 14 Maj, 2020

Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa ka proceduar dy të tjerë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Të katërt ata janë konfliktuar për motive pronësie me njëri-tjetrin dhe pas përplasjes fizike, dy më të rinjtë kanë shkuar dhe i kanë vënë zjarrin dengjeve të barit që xhaxhai i përdorte për ushqimin e blegtorisë.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!