Rrahën Arbër Liçon në derë të shtëpisë, nën hetim 2 autorët

schedule12:35 - 11 Tetor, 2021

schedule 12:35 - 11 Tetor, 2021

2 persona janë vënë nën hetim në Kuçovë pasi 3 ditë më parë kanë shkuar në shtëpinë e Arbër Liços të cilin e kanë dhunuar në derë të shtëpisë me shkopinj bejsbolli.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç, pasi në datë 08.10.2021, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës  së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës”, thotë policia.

Liço dje tha se 6 persona e kanë rrahur me shkopinj bejsbolli. Menjëherë më pas siç deklaroi ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “11 Janari”.

Një prej të akuzuarve, Loni Malasi në polici ka deklaruar se konflikti nisi nga Arbër Lico. Ky i fundit sipas tij ka qenë duke i shtypur tek vijat e bardha në rrugë. Më pas Loni Malasi e ka share Liçon, kurse ky i fundit me pas ka dalë nga makina dhe e ka goditur me grusht. Malasi ka sqaruar në polici se ka shkuar në mbrëmje tek shtëpia e 34 vjeçarit për t’u sqaruar dhe aty ka parë disa persona të panjohur që i binin derës më shkopinj. Më tej ka deklaruar se nuk i njihte 4 personat e tjerë dhe është larguar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!