Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Maliq. Sipas uniformave blu është prangosur B. H., 46 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.
Ky i fundit, ditën e djeshme në bashkëpunim edhe me persona të tjerë janë konfliktuar fizikisht me J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 46 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.