Rrahën 23-vjeçarin, arrestohet polici i rrugores dhe shoku i tij në Fier

schedule09:49 - 26 Prill, 2020

schedule 09:49 - 26 Prill, 2020

Policia ka vënë në pranga dy autorët e sherrit të një nate më parë të ndodhur në Fier, të cilët goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit

Këtë të dielë policia e Fierit, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Anxhelo Bardhi me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe shtetasin D.R., nga Fieri, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit, ku dy të rinj, që kishin pasur autorizim për të lëvizur, i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonte 23-vjeçari Xhoen Osmënaj i shoqëruar nga një mikeshë e tij.

Lexo edhe:Polici i rrugores rrahu 23-vjeçarin, del videoja e sherrit në mes të Fierit

Mes të rinjve ka nisur një konflikt i dhunshëm, ndërsa një nga personat që nisi sherrin rezultoi të ishte efektivi i rrugores Anxhelo Bardhi, i cili është pezulluar menjëherë nga detyra.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA arrestoi 1 punonjës policie dhe 1 shtetas, goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, A.B. me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe shtetasin D.R., nga Fieri, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat  orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!