“Roy Hodgson po më shkatërronte karrierën, në Madrid shkova prej Capellos”

schedule12:20 - 10 Prill, 2020

schedule 12:20 - 10 Prill, 2020

Ish-mbrojtësi i Brazilit, Roberto Carlos, ka rrëfyer prapaskenën se si ai u transferua te Real Madridi. Braziliani fillimisht lujati për Interin në Europë, por shkëlqimin e pati në “Santiago Bernabeu”.

“Kur luaja për Interin, trajner ishte Roy Hodgson dhe ai po më shkatërronte mua. Më detyroi të luaja si mesfushor qendre dhe në atë mënyrë nuk do të kisha asnjë shanse të luaja me kombëtaren. Madje në 1997 ishte dhe Kupa e Amerikës”, rrëfen Roberto Carlos.

“Nuk është se marëdhënia jonë ishte e keqe, por ai nuk merrte vesh nga futbolli. Nuk po duroja dot më dhe fola me presidentin Moratti dhe i kërkova largimin. Sapo Capello mori drejtimin e Real Madrid, nuk e mendova dy herë. Shkova te madrilenët për të dhe ai është trajneri më i rëndësishëm që kam pasur në jetën time”, mbyll ish-mbrojtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!