Rover Perseverance ka dërguar tingujt e parë të makinerisë që nga kapur Marsi.
Tingujt që dëgjohen në regjistrimin 16 minutësh, në të cilën Rover dërgoi te NASA, sipas mediave të huaja ngjasojnë me një zhurmë gumëzhitëse.
Zhurma ka arritur që të regjistrohet nga 6 rrotat e Rover-it, që bën kur është në lëvizje.
Ndërkohë që kjo lloj zhurme e kapur nga Roveri, këtu në planetin tonë do të ishte shumë shqetësuese dhe gërvishtëse. Për shumë njerëz kjo zhurmë mund të duket e pakuptim, ndërkohë që shkencëtarët kanë thënë se nëse do të përpunohet, audioja do të marrë kuptim të përsosur.
? Hear that? That’s the sound of me driving over Martian rocks. This is the first time we’ve captured sounds while driving on Mars.
Read full story: https://t.co/oqdnCJShjm pic.twitter.com/yKwypUSnE7
— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) March 17, 2021
“Nëse do të dëgjoja këta tinguj duke drejtuar makinën time, unë do të tërhiqesha dhe do të thërrisja mekanik. Por nëse merrni një minutë për të marrë parasysh atë që po dëgjoni dhe ku është regjistruar, do të ketë kuptim të përsosur,” ka thënë inxhinieri Dave Gruel.
Perseverance e njohur ndryshe si këmbëngulja ka zbarkuar në Mars me më 18 shkurt për të kërkuar shenja të jetës së kaluar. Mostrat do të merren nga shkëmbinjtë më premtues për kthimin përfundimtar në Tokë.e.su./abcnews.al