Rossi: Renditja në FIFA nuk tregon forcën e Shqipërisë! Përgjegjësia e imja

schedule11:28 - 10 Tetor, 2021

schedule 11:28 - 10 Tetor, 2021

Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, ka folur pas ndeshjes së humbur kundër Shqipërisë. Tekniku italian e nisi kështu: “Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë. Jemi në rënie, si fizikisht ashtu edhe si ekip. Lojtarët mund të motivohen thjesht për faktin që përfaqësojnë flamurin hungarez. Do të duhet të luftojmë si burrat në Angli dhe të dalim me kokën lart nga Wembley.

Në përgjithësi kemi luajtur dobët kohët e fundit, ndaj Shqipërisë nuk ishim keq. Kemi humbur 3-4 topa, prej të cilëve kundërshtari mund të krijonte mundësi shënimi. Gjithsesi kemi luajtur mirë. Fatkeqësisht na mungonte individualiteti në lojën tonë, që të ishim të rrezikshëm para portës. Kishim edhe mungesa, por nuk është justifikim”.

Më tej Rossi shtoi: “Shqipëria mund të jetë pas nesh në renditjen e FIFA prej rezultateve që ka marrë, por ajo renditje mashtron për sa i përket aftësive që ata kanë si ekip. Unë marr përgjegjësinë e plotë, pasi rezultatet gjithmonë rëndojnë mbi super e trajnerit.

“Gjithsesi edhe ju duhet të bëni llogaritë se cilat janë mundësitë që ka trajneri. Nëse dikush vjen dhe më thotë se kë mund të ftoj në ekipin kombëtar, sinqerisht do isha i lumtur ta bëja. Vetëm se këshillat nuk duhet të jenë në baza miqësore”, tha Rossi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!