Roshi e mbyll me DVTK në Hungari, e pret Akhmat Grozny sërish

schedule17:38 - 2 Qershor, 2021

schedule 17:38 - 2 Qershor, 2021

Odise Roshi do të rikthehet tek Akhmat Grozny. Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazuar në janar te Diosgyori VTK në Hungari, por nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij që të mos binte nga kategoria.

Klubi hungarez sigurisht që nuk e përballon dot më pagën e fierakut, i cili ka ende kontratë me çeçenët e Akhmat Grozny deri më 30 qershor 2022.

Roshi, gjatë eksperiencës në Hungari me DVTK, u aktivizua në 11 ndeshje, 6 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Tani do të kthehet në kampionatin rus sërish. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!