M’Gladbach-Inter është një nga takimet më të forta të ditës së nesërme në Champions League. Një sfidë shumë e rëndësishme, sidomos për ekipin italian që ka alternativë vetëm fitoren.
Ekipi gjerman kryeson grupin B me 8 pikë pas katër ndeshjeve, teksa trajneri Marco Rose flet në konferencën për shtypin në lidhje me përballjen ndaj djemve të Antonio Contes.
“Shorti u tregua i ashpër me ne, pasi ramë në një grup me Real Madrid dhe Inter. Në Milano, në ndeshjen e parë (2-2), na u desh pak kohë për të shprehur futbollin tonë.
Në fund ia dolëm të luanim ashtu siç donim. Interi duhet të fitojë dhe do vijë i përgatitur në maksimum për të realizuar objektivin. Ne duhet të bëjmë tonën dhe të mos i lejojmë ata të fitojnë.
Lukaku? Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, ndaj të cilit duhet të mbrohesh gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme“, deklaron trajneri i M’Gladbach. /abcnews.al