Rose: Nuk është një lajm i mirë për ne mungesa e tij, Haaland do të mungojë 5 ndeshje

schedule16:56 - 22 Tetor, 2021

schedule 16:56 - 22 Tetor, 2021

Erling Haaland nuk do të jetë në dispozicion të Borussia Dortmundit për ndeshjet e radhës.

Sulmuesi suedez u rikthyer të shtunën pas një dëmtimi që kishte lakuar por siç duket këtë herë nuk ishte fati me të, sepse një problem muskulor do ta mbajë atë përsëri jashtë fushave të lojës për disa ndeshje.

Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën gjermane të cilës do ti duhet të bëjë pa sulmuesin kryesorë në 5 ndeshje të radhës.

Haaland ka bërë në postim në Twitter ku premton se do të kthehet më i fortë këtë herë.

 

Ndërsa trajnerit të Borussia Dortmund, Marco Rose do i duhet të përshtatë skemat e tij pa suedezin në formacion.

“Duhet të përshtatemi. Kemi pak alternativa në sulm, por jemi të detyruar ta pranojmë këtë situatë. Erling do të mungojë, do të duhet të bëjmë pa të për disa javë. Ka një tërheqje, që nuk e lejon që të luajë. Ai u mërzit shumë, pasi sapo u rikthye nga një dëmtim. Nuk është një lajm i mirë për ne mungesa e tij, por klubi dhe skuadra janë në mbështetje të tij”, shprehet Rose.

Ndeshja e radhës që Borussia Dortmund do të zhvillojë në kampionat është ajo me  Bielefeld, që do të zhvillohet ditën e shtunë, ora 15:30. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!