Ronaldo, braziliani, ka mbetur në botën e futbollit. Ish-sulmuesi bleu para disa kohësh shumicën e aksioneve të Valladolid dhe është president i klubit spanjoll. Së fundmi ai ka folu për këtë eksperiencë në La Liga dhe ato çka i thonë tifozët.
“Investimi te Valladolid është një biznes me risk të madh”, tregon me sinqeritet Ronaldo, i cili edhe zbulon edhe diçka mjaft interesante. “Njerëzit më pyesin nëse me të vërtetë kam investuar paratë e mia në klub, apo pas meje ka miliarderë të tjerë.
Do doja të kisha një miliarder pas meje, por kam investuar paratë e mia në klub”, ka deklaruar braziliani në “Web Summit”, që është panairi më i madh në botë në fushën e Teknologjisë dhe zhvillohet në Lisbonë. Ronaldo nuk është ndalur me kaq.
“Njerëzit në dhomat e zhveshjes më thërrisnin president dhe kurrë nuk e dija se përse e bënin diçka të tillë. Isha i sigurt për diçka, që nuk do të bëhesha kurrë trajner. Është shumë e vështirë të komandosh 25 futbollistë, secili me objektivat e veta. Preferoj të jem president”, përfundon Fenomeni. /abcnews.al