Cristiano Ronaldo u lakua si një opsion për sulmin e Marseille, por në klubin francez janë shfaqur të habitur nga lajmet e publikuara.
Fabrizio Romano madje shkruan se presidenti i Marseille, Pablo Longoria, është zhgënjyer shumë nga personat që kanë përhapur lajmin për mundësinë e transferimit të Ronaldos te Marseille.
Ai thekson se synimi i tyre është të fokusohen te promovimi i lojtarëve të rinj dhe te ndërtimi i një skuadre që bazohet te grup, jo tek individët. / abcnews.al