Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo “shpëton” paq pas gjestit të turpshëm, Komisioni Displinor nuk merr për bazë videot e tifozëve

schedule11:13 - 21 Prill, 2023

schedule 11:13 - 21 Prill, 2023

Pas publikimit të videos së tij, ku Cristiano Ronaldo bën një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Al-Hilal, që thërrsnin në kor emrin e “pleshtit”, Lionel Messi, “luzitani” 5 herë fitues i “Topit të Artë” dukej se do të merrte një dënim të rëndë, mirëpo gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Ronaldo i ka shpëtuar “ndëshkimit”.

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të mos merrte për bazë asnjë nga videot e tifozëve të shpërndara në rrjetet sociale, por vetëm ato të transmetuara në televizioni zyrtar që ka të drejtat ekskluzive të Kampionatit arab të futbollit.

Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme, avokati saudit Nouf Bin Ahmed tha për mediat se do të bëjë një padi në prokurori për shkak të sjelljes së pahijshme të 38-vjeçarit në publik, me “luzitanin” që mund të përballej edhe me dëbimin nga Arabia Saudite, por mesa duket këtë herë “rekordmeni” portugez shpëtoi. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!