Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo rrezikon Botërorin/ Superylli portugez u dëmtua në Ligën Profesioniste Saudite

schedule12:38 - 3 Mars, 2026

schedule 12:38 - 3 Mars, 2026

U kuptua që në fillim se ishte një ndeshje e mallkuar. Kristiano Ronaldo humbi penallti, diçka që i ndodh rrallë në karrierë, dhe më pas gjithçka shkoi keq për të, me përjashtim të rezultatit të ndeshjes.

Superylli portugez pësoi dëmtim dhe sipas mediave në Arabinë Saudite ekziston shqetësim i madh nëse ai do të mundet të jetë gati për në Kupën e Botës në qershor.

Raportohet se në Portugali ka alarm të vërtetë për fatin e Kristianos. Klubi i tij, Al Nasr, nuk ka nxjerrë në dritë ndonjë raport të detajuar mjekësor, por burime brenda tij njoftojnë se CR7 ka një problem muskulor që kërkon trajtim tepër të kujdesshëm.



Ai u detyrua të dilte vullnetarisht nga fusha në 81’, pasi ndjeu shqetësime, e duket se mosha 41-vjeçare ka nisur të peshojë mbi legjendën e futbollit. Stafi mjekësor tek Al Nasr dhe vetë Ronaldo kanë vendosur të mos rrezikojnë, aq më tepër që portugezi mendon për Kupën e Botës.

Pra, nuk dihet qartë se kur do të kthehet në fushë. Dëmtimi i ndodhi në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi 3-1 me përmbysje në fushën e rivalit Al Fajha. Al Nasr mban kreun e renditjes në Ligën Profesioniste Saudite me 61 pikë ndaj 59 të Al Ahlisë dhe 58 të Al Hilalit.

Ronaldo ka 21 gola në 24 javë, dhe mbetet në garë për Këpucën e Artë, të cilën sipas të gjitha mundësive nuk do ta fitojë dot. Gjithsesi, objektivat e tij të mëdhenj janë të fitojë titullin saudit dhe të jetë në Kupën e Botës me synimin për të ngritur trofeun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!