Ronaldo: Rekordet më ndjekin mua, jo unë ata. Te Juve i kam arritur të gjitha objektivat

schedule22:17 - 24 Maj, 2021

schedule 22:17 - 24 Maj, 2021

Juventusi e mbylli jo me suksesin e pritshëm këtë sezon në Serie A dhe Cristiano Ronaldos i lind dëshira për të dalë me një deklaratë në lidhje me këtë edicion. Ronaldo ka postuar një shkrim në Instagram dhe ka menduar të tregojë se i ka plotësuar gjithë dëshirat e tij dhe se ky sezon nuk ishte aq keq sa dukej.

“Jeta dhe karriera e çdo lojtari të nivelit të lartë është me ulje dhe ngritje. Vit pas viti, ne përballemi me skuadra fantastike, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe qëllime ambicioze, kështu që gjithmonë duhet të japim më të mirën për të mbajtur veten në nivele të larta.

Këtë vit nuk mundëm të fitonim Serie A, urime Interit për titullin e merituar. Sidoqoftë, unë duhet të vlerësoj gjithçka që kemi arritur këtë sezon, si në aspektin kolektiv ashtu edhe në atë individual. Superkupa e Italisë, Kupa e Italisë dhe trofeu i golashënuesit të Serie A më mbushin me lumturi, kryesisht për shkak të vështirësisë që mbajnë me vete, në një vend ku asgjë nuk është e lehtë për të fituar.

 

Me këto arritje, unë arrita një qëllim që ia kisha vendosur vetes që ditën e parë kur mbërrita në Itali: të fitoja Kampionatin, Kupën dhe Super Kupën dhe gjithashtu të isha lojtari dhe shënuesi më i mirë në këtë vend të mbushur me lojtarë të jashtëzakonshëm, klube gjigante dhe një kulturë shumë të theksuar futbolli.

Unë tashmë kam thënë që nuk ndjek rekorde, rekordet më ndjekin mua. Për ata që nuk e kuptojnë se çfarë dua të them me këtë, është shumë e thjeshtë: futbolli është një lojë kolektive, përmes arritjeve individuale ne ndihmojmë ekipet tona të arrijnë qëllimet e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Gjithmonë jam duke kërkuar gjithnjë e më shumë në fushë, duke punuar gjithnjë e më shumë jashtë fushës, që rekordet të dalin dhe titujt kolektivë bëhen të pashmangshëm. Rekordet dhe titujt janë shkak-pasojë të njëra-tjetrës.

Kështu që, unë jam shumë krenar me këtë fakt që është përsëritur gjerësisht ditët e fundit: Kampion në Angli, Spanjë dhe Itali; Fitues i Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; Fituesi i Super Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; Shënuesi më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; Mbi 100 gola për një klub në Angli, Spanjë dhe Itali.

Asgjë nuk krahasohet me ndjenjën e të diturit që kam lënë gjurmë në vendet ku kam luajtur dhe se u dhashë gëzim tifozëve të klubeve që përfaqësova. Kjo është ajo për të cilën unë punoj, kjo është ajo që më shtyn dhe kjo është ajo për të cilën unë gjithmonë do të vazhdoj ta ndjek deri në ditën e fundit. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë rrugëtim! Ne qëndrojmë së bashku”, shkruan Cristiano Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!