Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ronaldo qëndron, kthehet të hënën”, Nedved “vulos” të ardhmen e luzitanit

schedule18:35 - 24 Korrik, 2021

schedule 18:35 - 24 Korrik, 2021

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Juventusin, por është lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga Torino, me destinacione të mundshme Parisin dhe Manchesterin.

Madje shumë medie shkruanin se Juventusi i ka caktuar edhe çmimin e shitjes, që ishte rreth 29 milionë euro. Të tjera shkruanin se Ronaldo e ka humbur entuziazmin në Torino dhe agjenti Jorge Mendes po mendon për t’i gjetur klubin e ri.

Për të hedhur poshtë gjithë këto fjalë e rreshta pafund të shkruar, mendon Pavel Nedved. Zëvendëspresidenti bardhezi i vuri vulën sot kur tha: “Cristiano Ronaldo do të kthehet të hënën dhe do të qëndrojë me ne në sezonin e ardhshëm”. Pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!