Sulmuesi Cristiano Ronaldo beson se Manchester United nuk është një klub modern.
“Sinqerisht, kur nënshkroa me Manchester United, mendova se gjithçka kishte ndryshuar në 13 vjet. Kam kaluar nëntë vjet në Real Madrid, tre vjet në Juventus, dhe mendoja se Manchester United do të kishte teknologji të reja, infrastrukturë e kështu me radhë. Por ajo që pashë ishte një surprizë e pakëndshme. Kuptova që asgjë nuk ka ndryshuar.
E dija që Manchester United nuk ishte si më parë. Por nuk e mendoja se ndryshimi do të ishte aq i madh. Në Manchester United, përparimi ishte zero. Krahasuar me Real Madridin apo edhe Juventusin. Dhe teknologjitë, veçanërisht ato që lidhen me stërvitjen, ushqimin, kushtet për ushqimin e duhur dhe rikuperimin, më befasuan.
Mendoj se Manchesteri është prapa këtyre klubeve tani dhe kjo më goditi. Një klub i këtij niveli duhet të avancohet, por nuk është, mjerisht. Manchester United nuk është në këtë nivel, por shpresoj ta arrij në vitet e ardhshme.
Nuk e di se çfarë po ndodh, por pas largimit të Sir Alex Ferguson, nuk pashë ndonjë zhvillim. Vetëm zero”, tha Ronaldo në një intervistë për Piers Morgan. /G.D abcnews.al/