Ish-lojtari i Manchester United, Quinton Fortune, ka folur për the Guardian, ku ka treguar kohën kur luante te “Djajtë e Kuq” së bashku me yllin portugez, Cristiano Ronaldon.
“Ronaldo erdhi me shumë vetëbesim, ishte e pabesueshme. Ai u fut në dhomat e zhveshjes dhe menjëherë, i tha të gjithëve se ai është më i miri në botë. Nuk e tha në mënyrën e duhur, pasi nuk dinte mirë anglisht, por të gjithë e kuptuan se çfarë donte të thoshte”, tha fillimisht Fortune për “The Guardian”.
“Mentaliteti i tij bëri që ai të ishte gjithmonë një hap përpara moshatarëve të tij, por jo vetëm. Ai kishte dhe aftësi të jashtëzakonshme me topin, nuk i frikësohej asnjë mbrojtësi. Edhe pse në një moshë të re, ai donte të bënte gjithçka. Ai praktikohej, praktikohej, praktikohej. Asgjë tjetër”, përfundoi ish-lojtari i Manchester United.
Ndërsa vetë Cristiano Ronaldo, shpeshherë ka treguar takimin e parë me lojtarët e Manchester United, si dhe me trajnerin Sir Alex Ferguson, në takimin mes Sporting Lisbonës dhe “Djajve të Kuq” në vitin 2003.
“Ndeshja e parë që luajta kundër Manchester United, ishte e pabesueshme, nata perfekte. Më pas, shokët e skuadrës më thanë që do të transferohem te Manchester United, pasi Sir Alex Ferguson kishte filluar të pyeste për mua. Kështu që shkova në dhomat e zhveshjes të Manchester United, pasi më kishte kërkuar Ferguson.
Nuk mund ta besoja, kisha shumë turp kur u futa në dhomat e zhveshjes. Lojtarët që shikoja në TV, i kisha vetëm 2 metra larg. E pabesueshme”, pati thënë ylli portugez disa vite më parë./abcnews.al