“Ronaldo nuk i bën skuadrat më keq, shikoni Juventusin tani”

schedule16:20 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 16:20 - 9 Dhjetor, 2022

Sulmuesi portugez është aktualisht pa një klub pas largimit nga Manchester United, dhe është kritikuar ashpër për sjelljen e tij në kombëtaren e Portugalisë, me shumë njerëz që pyesin nëse ai në fund të fundit po i bën një dëm klubeve të tij.

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane megjithatë ishte i shpejtë për të mbrojtur ‘CR7’, duke thënë se ka shembuj të skuadrave që janë bërë shumë më keq që nga largimi i tij.

“A supozohet se futbollistët duhet të jenë perfekt? Cristiano Ronaldo ka pasur këtë qëndrim 10 vite më parë, por ndeshjen tjetër do të shënonte një hat-trick dhe ishte 27 vjeç dhe të gjithë do ta falnin. Njerëzit thonë se ai i bën skuadrat më keq, Juventusi nuk ka bërë asgjë që kur u largua prej tyre”, tha ish-futbollisti irlandez për kritikat e Ronaldos.

Më pas atij iu kërkua të komentonte zgjedhjen e Santos për ta mbajtur atë në stol për ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës:

“Kundër Zvicrës, trajneri i Portugalisë mori vendimin e duhur për të zëvendësuar Ronaldon me dikë që ofronte më shumë lëvizshmëri përpara. Gonzalo Ramos ka shënuar hat-trick dhe të gjithë sytë janë te Ronaldo”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!