Ronaldo nuk di të ndalet, vendos rekord me golin ndaj Norwich

schedule09:30 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 09:30 - 12 Dhjetor, 2021

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet dhe vazhdon me rekordet e tij të njëpasnjëshme. Një nga sulmuesit më të mirë në botë CR7 vazhdon të mahnisë të gjithë.

Golat e portugezit gjithmonë kanë qenë vendimtarë për skuadrat ku ka luajtur, ku herë pas here ka vendosur rekord me realizimet.

Këtë herë CR7 i dha fitoren Manchester United me golin e vetëm të shënuar në sfidën kundër Norwich, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.

Me këtë gol sulmuesi portugez e çoi numrin e skuadrave në 120 që ka arritur t’u shënojë të paktën 1 gol na karrierën e tij.

Një rekord absolut ky për sulmuesin e Manchester United, ku nga 160 skuadra që është përballur me to ai ka mundur t’u shënojë plot 120.

Vetëm 40 skuadra që nuk ka mundur t’u lërë “firmën” e tij.  /f.a/abcnews.al