Futbollisti portugez Ronaldo nënshkruan një kontratë prej 162 milion eurosh me NIKE. Sipas Football Leaks që kontrata ëshët e vlefshme deri në vitin 2026 dhe ka shumë bonuse të tjera.
Një makineri golash dhe një makineri parash. Kristiano Ronaldo do të fitojë 162 milion euro falë kontratës së fundit të sponsorizimit me Nike. Lajmi është publikuar nga Football Lekas dhe më pas nga revista gjermane Der Spiegel. Sipas kontratës, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026, ekziston dhe një bonus prej katër milion eurosh pasi fitoi Topin e artë.
Futbollisti portugez, i cili nga Juventus paguhet 30 milion euro në sezon – që nga viti 2004 ka një kontratë sponsorizimi me kolosin amerikan, i cili i ka garantuar një komision bazë prej 3.65 milion eurosh. Ndër të tjera Bild shkruan se deri në momentin që Ronaldo do të luajë për një skuadër të kategorisë A, duhet të paguhet 16.2 milion euro çdo vit. Por Nike nuk ka dashur të përgjigjet duke thënë se nuk komenton kontratat që ka me atletët. /ABC News Albania 24/7