Max Allegri do e nisë pa Ronaldon ndeshjen ndaj Udinese dhe polemikat për një largim të mundshëm të portugezit kanë shpërthyer menjëherë.
Për t’i shuar mendon vetë zëvendëspresidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved. Ish-fituesi i Topit të Artë shprehet se vendimi për të nisur nga stoli është marrë së bashku dhe se luzitani do qëndrojë.
“Kemi vendosur së bashku me Ronaldon. Është diçka normale. Është 100% e sigurt se ai do qëndrojë te Juventusi”, tha Nedved për DAZN. /abcnews.al