Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo mundet me sherr/ Al Nassr u mposht 3-2 në fushën e rivalit të madh, Al Hilal

schedule13:47 - 3 Janar, 2026

schedule 13:47 - 3 Janar, 2026

Sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka. Kristiano Ronaldo dhe skuadra e tij, Al Nasr, u duken në rrugën e duhur drejt titullit kampion në Arabinë Saudite, sidomos me 9 fitore radhazi, por fillimi mbetet vetëm një fillim. Aq më tepër, ku në këtë vrapim të ndjek pranë rivali I madh, dhe në vetëm dy javë situata u përmbys.

Al Ahli fitoi në fushën e vet ndaj Al Nasrit, me shifrat 3-2, dhe tani skuadra tjetër, Al Hilal, është vetëm dy pikë larg vendit të parë, madje me një ndeshje më pak të luajtur. Virtualisht, Kristiano e ka humbur kryesimin, kjo nëse Al Hilal e fitoi ndeshjen e prapambetur.

Në stadiumin e Mbretit Abdullah në Xhedah, Al Ahli kryesoi deri në 2-0 me gola të shënuar nga sulmuesi anglez, Ivan Tonej. Gjithsesi, Al Nasr reagoi dhe Al Amri ishte heroi me dy rrjeta të shpejta, të fundit në mbyllje të pjesës së parë.



Përballja ishte shumë e fortë, me skuadrën e CR7-ës që mbajti topin plot 70 për qind, por kjo nuk u kthye në rezultat. Vetë Ronaldo nuk arriti të shënonte asnjë herë madje, bëri gabime aspak karakteristike për të.

Në pjesën e dytë, madje shpejt, turku Merih Demiral, siguroi fitoren për vendasit, ndërsa fundi ishte me gjakra të ndezura. Shkak, dy ndërhyrje të gabuara, dhe lojtarët u kacafytën e më keq e pësoi portugezi tjetër, Zhoao Feliks, që mori goditje.

Gjyqtari dha fillimisht vetëm një karton të kuq, dhe një tjetër të kuq e dha më pas për faull si lojtar i fundit. CR7 dhe Zhoao Feliks kanë nga 13 gola secili, duke qenë shënuesit më të mirë të ligës, por as kjo nuk ka mjaftuar për të krijuar diferencë, dhe tani beteja për titull është plotësisht e hapur.

Al Nasr kryeson me 31 pikë në 12 ndeshje, Al Hilal ka 29 me 11 sfida, ndërsa Al Ahli është në kuotën 25 pikë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!