Së fundmi, Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtar i Al-Nasr. U raportua se ylli portugez do të detyrohet të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij të re, pasi ende nuk kishte vuajtur një pezullim prej dy ndeshjesh. Pak para zgjidhjes së kontratës me Manchester United, Ronaldo u ndëshkua për një incident me një tifoz të ri, të ciliti kishte rrëzuar telefonin nga duart.
Sipas Daily Mail, Cristiano Ronaldo mund të thyejë pezullimin dhe të luajë për Al Nasr të enjten. Për momentin, klubi po studion çështjen e anashkalimit të pezullimit.
Në të njëjtën kohë, theksohet se nëse Cristiano Ronaldo futet në fushë, ai mund të përballet me një dënim të ri. /G.D abcnews.al/