Shorti i Champions/ CR7 përballë Real Madrid? Rival gjerman për Leo Messin

schedule12:32 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:32 - 10 Korrik, 2020

Ditën e sotme është hedhur shorti i Champions League. Katër skuadra janë kualifikuar në fazën çerekfinale, ndërsa katër të tjerat do të përcakohet pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit të raundit të 1/8-ve. Leipzig-Atletico Madrid është një përballje mjaft interesante, teksa PSG do të ketë përballë Atalantën, një ndër surprizat më të bukura.
Faza çerekfinale:

(Manchester City/Real Madrid) – (Juventus/Lyon)
RB Leipzig-Atletico Madrid
(Barcelona/Napoli) – (Bayern Munich/Chelsea)
Atalanta-PSG

Manchester City dhe Real Madrid nuk i kanë mbyllur llogaritë mes tyre. Sfida e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu”, u mbyll me triumfin 1-2 të ekipit të Pep Guardiolës, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në datë 7 gusht. Fituesi mund të përballet me Juventusin e Ronaldos, që në të njëjtë ditë do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Lyon në Francë.

Faza gjysmëfinale:
(Manchester City/Real Madrid) – (Juventus/Lyon) (Barcelona/Napoli) – (Bayern Munich/Chelsea)
(RB Leipzig – Atletico Madrid) (Atalanta-PSG)
Bayern Munchen është me një këmbë në çerekfinale (fitoi 0-3 në Stamford Bridge kundër Chelsea ndeshjen e parë), aty ku do të ndeshet me Barcelonën ose Napolin. Takimi i parë i luajtur midis këtyre dy skuadrave në Itali u mbyll 1-1.
Duelet në çerekfinale

Në datë 7 dhe 8 gusht luhet katër ndeshjet e mbetura të raundit të 1/8, ndërsa çerekfinalet do të zhvillohen në datat 12-15 gusht. 18 dhe 19 gushti është për dy sfidat gjysmëfinale, teksa finalja e madhe do të luhet në 23 gusht. Të gjithë takimet do të zhvillohen në Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!