Ronaldo mund të bëhet aksioner i grupit mediatik me të cilin ishte në konflikt

schedule22:30 - 1 Korrik, 2023

schedule 22:30 - 1 Korrik, 2023

Cristiano Ronaldo mund të bëhet aksioner i grupit mediatik portugez Cofina.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Holdingut, Luis Santana.

“Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, një lojtar i shquar për të cilin ne si komb duhet të jemi krenarë, do të jetë pjesë e një projekti të madh mediatik”, tha Santana.

Cofina Media, ndër të tjera, zotëron botime të tilla si Correio da Manhã, CMTV, Negocios dhe Record.

Vlen të përmendet se gjatë Euro 2016, Ronaldo u konfliktua me një gazetar të Correio da Manha TV (CMTV) në prag të ndeshjes së javës 3-të të fazës së grupeve të Euro 2016 kundër Hungarisë.

Lojtarët e skuadrës portugeze po ecnin pranë liqenit kur një korrespondent i kanalit televiziv portugez iu drejtua Ronaldos dhe i bëri pyetjen: “Ronaldo, a je gati për ndeshjen e sotme?” Portugezi nuk tha asnjë fjalë, i rrëmbeu mikrofonin nga duart gazetarit dhe e hodhi në liqen.

Para kësaj, Ronaldo akuzoi vazhdimisht CMTV për gënjeshtra dhe botim të informacioneve kontradiktore për jetën e tij personale dhe familjare. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!