Cristiano Ronaldo fluturoi dje drejt Portugalisë, pasi nëna e tij, Dolores Aveiro, ishte shtruar me urgjencë në spital për shkak të një problemi shëndetësor.
Ajo kishte pësuar një goditje në tru, por që dje u bë me dije se gjendja e saj ishte e qëndrueshme, por do të duhej të bëheshin disa kontrolle mjekësore.
Ronaldo kishte marrë leje në klub dhe kishte premtuar se do të kthehej ditën e sotme, çka edhe ka ndodhur. Portugezi është vënën direkt nën urdhrat e trajnerit Mauricio Sarri, edhe pse ndeshja e Kupës së Italisë me Milanin u shty. /abcnews.al