“Ronaldo më i miri”, Khabib: Kam folur për të, ka një frikë për djalin

schedule11:56 - 7 Mars, 2021

schedule 11:56 - 7 Mars, 2021

Khabib Nurmagomedov dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga sportistët më të mirë në histori dhe ajo që vihet re është shoqëria e madhe mes tyre. Khabib në një intervistë për mediet ruse ka treguar rreth marrëdhënies së tij me Ronaldon dhe atë çka ata bisedojnë.

“Epo, unë do ta vendosja Cristianon në vend të parë. Cristiano është më i miri. Ne flasim shumë, pothuajse çdo ditë, por kur u takuam, patëm një bisedë për origjinën të motivimit tonë.

Ai më tha se dëshironte që djali i tij të ishte pasardhësi i tij. Kur Cristiano ishte fëmijë ai vetëm mund të ëndërronte të kishte një palë taka futbolli të thjeshta, por djali i tij i ka të gjitha.

Ai ka frikë se djali i tij nuk ndjen të njëjtën uri, të njëjtin vullnet. Kur më tha këtë, nuk do të them se isha i befasuar, por më pëlqente ta dëgjoja. E kuptova se ai është një person, që nuk pranon një, dy ose tre tituj”, tregon Khabib. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!