Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo, ka treguar pse nuk donte të quhej “fenomen”.
“Nuk isha i lumtur kur filluan të më thërrisnin kështu në Itali. Një pseudonim i tillë më vuri një barrë përgjegjësie shtesë, të cilën nuk e dëshiroja aspak. Dukej se pritej diçka e pamundur nga unë, të isha gjithmonë në krye, të mos ndaloja kurrë së shënuari, të mos ndjeja kurrë dhimbje”, tha braziliani në një intervistë për DAZN.
Ronaldo përfundoi në Itali në verën e vitit 1997, pasi kaloi nga Barcelona te Interi për 26.5 milionë euro. Ish-sulmuesi ka luajtur edhe për Real Madrid dhe Milan. /G.D abcnews.al/