Ronaldo Jr feston ditëlindjen, çfarë fjalësh nga Cristiano dhe Georgina

schedule12:20 - 18 Qershor, 2021

schedule 12:20 - 18 Qershor, 2021

Cristiano Jr feston 11 vjetorin e lindjes dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Sigurisht CR7 nuk mund të mos nxirrte nga goja disa fjalë zemre për djalin e tij.

“Ju jeni një krenari për mua si baba. 11 vite, shumë gëzime dhe buzëqeshje. Mund të luftoni gjithmonë për ëndrrat tuaja. Te duam shumë! Qofsh i bekuar”, thotë Ronaldo në urimin e tij, ndërkohë që edhe Georgina ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale.

“Urime princi im! Është kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë.

Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu.

Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai”, shkruan Georgina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!