Khvicha Kvaratskhelia është lideri i këtij sezoni të Napoli, i cili ka pasur një fillim sezoni të shkëlqyer.
Teknika, shpejtësia dhe fuqia janë në shërbim të skuadrës së Spalletti-t, ndërsa vazhdojnë të udhëheqin Serie A.
Një lider në fushë dhe një pilot me ide të qarta për objektivat që dëshiron të arrijë me fanellën blu.
Champions League apo Scudetto? “Pse duhet t’i zgjedh? Të dyja. Askush nuk ka kufij. Ne mund të rritemi së bashku, dorë për dore .Në Napoli është një ekip plot me lojtarë shumë të fortë, shumë të mirë: nëse vazhdojmë kështu, mund të arrijmë edhe më lart se sa mendojnë të gjithë.
Napoli është si një familje, një grup i bashkuar që punon me përkushtim, ne të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim, është një ekip i mrekullueshëm ”, theksoi fillimisht në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”.
Lojtari gjeorgjian gjithashtu ka theksuar se Cristiano Ronaldo është idhulli i tij.
Idhulli? “Cristiano Ronaldo është idhulli im, edhe nëse i pari ishte Guti i Real Madridit. Kur luaja në rrugët e Tbilisi me miqtë e mi, vishja një fanellë të bardhë, duke shkruar emrin e tij në shpinë”, përfundoi 21-vjeçari. /f.a/abcnews.al