Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, por shokët e skuadrës nuk ja kanë dalë të mbajnë ritmin e tij dhe të tregohen aq efikas. Ylli portugez shënoi dy golat e Juventusit në fitoren 2-1 kundër Lyon, por në çerekfinalet e Champions League u kualifikuan francezët.
Eliminimi solli shkarkimin e Maurizio Sarrit, ndërsa CR7 ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, aty ku reagon pas largimit nga Champions League dhe nuk harxhon asnjë fjalë për ish-trajnerin.
“Ky sezon mbaroi për ne, më vonë se zakonisht por më herët se sa e prisnim. Tani është koha të reflektojmë dhe të analizojmë ulje-ngritjet, sepse vetëm autokritika të përmirëson.
Një klub i madh si Juventusi, duhet të mendojë sikur është më i miri në botë, të punojë sikur nuk ai si ky klub, në mënyrë që ta quajme veten si një nga skuadrat më të mira në botë.
Fituam Serie A në një vit të vështirë, duhet të jemi krenarë. Unë shënova 37 gola me Juven dhe 11 me Portugalinë, shifra që më shtojnë ambicien dhe ndikojnë që të bëj më mirë sezonin e ardhshëm.
Tifozët presin shumë prej nesh, ata kanë kërkesa dhe ne duhet t’i përmbushim pritshmëritë e tyre. Shpresoj që pushimi të na bëjë mirë, të marrim vendimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë. Shihemi së shpejti“, përfundon ylli portugez. /abcnews.al