Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme shënoi ndaj Napolit dhe përveç se fitoi Superkupën e Italisë, arriti shifrën e 760 golave dhe theu rekordin e Josef Bican, si lojtari me më shumë gola në historinë e futbollit, pasi kishte parakaluar Pele ditë më parë.
Por ashtu siç kishte pas thyerjes së rekordit të Pele, ka polemika edhe pas parakalimit të Bican. Këtë herë është Federata Çeke e Futbollit, që pretendon se legjenda e vendit të tyre, Josef Bican ka shënuar më shumë se 759 gola.
The best goalscorer in football history? ?
The History and Statistics committee of the Czech FA counted all the goals scored by the legendary Josef Bican and we can declare he scored 821 goals in official matches.
Jaroslav Kolář, the Head of the committee shares more details. pic.twitter.com/eYqTcGJf1p
— Czech Football National Team (@ceskarepre_eng) January 21, 2021
Në një raport të tyre të publikuar së fundmi Federata e Çekisë pretendon se Bican ka shënuar 821 gola dhe jo aq sa njeh FIFA dhe OPTA. Sipas tyre Ronaldos i duhen edhe 62 gola për të parakaluar Bican në këtë renditje. Me siguri Ronaldo do ia plotësojë edhe këtë “kënaqësi” çekëve. /abcnews.al