Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer dhe mosha për të, është realisht vetëm një numër. Ylli portugez mbush 35 vjeç pas një muaji, por duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Sot, në takimin kundër Cagliarit, CR7 shënoi tre gola, duke ndihmuar Juventusin të fitojë me rezultatin e thellë 4-0.
Ronaldo shënoi në minutat 49′, 67′ dhe 82′, për të kompletuar tripletën e tij. Gonzalo Higuain iu shtua gjithashtu listës së golashënuesve, në minutën e 81-të. Juventusi triumfon kështu me një rezultat të thellë, duke e nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Provizorisht, të besuarit e Maurisio Sarrit janë në krye të tabelës, me 45 pikë pas 18 ndeshjesh të luajtura. Ndërsa vetë Ronaldo, ngjitet në kuotën e 13 golave në Serie A./abcnews.al
Serie A, java 18
Juventus – Cagliari 4-0
Ronaldo 49′ 67′ 82′, Higuain 81′