Ronaldo është i pakënaqur te United: Rikthimi në Manchester ishte një fatkeqësi!

schedule15:40 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:40 - 30 Tetor, 2022

Cristiano Ronaldo ka pranuar se është i pakënaqur te Manchester United, sipas mediave britanike.

Së fundmi ai u pezullua dhe u përjashtua nga skuadra e parë, pasi nuk pranoi të futej në fushë në fund të ndeshjes me Tottenhamin. Portugezi më pas humbi ndeshjen me Chelsea, por tre ditë më parë udhëhoqi Manchester United në duelin me Sherifin në Europa League.

Mediat britanike po shkruajnë për librin e futbollistit portugez, i cili do të publikohet në nëntor. Në pjesën e librit të titulluar “Messi dhe Ronaldo: Një rivalitet, ndër të tjera thuhet se portugezi shprehet i pakënaqur me rikthimin e tij në klub nga “Old Trafford”.

– Ronaldo ishte i pakënaqur kur Manchester United drejtohej nga Ralf Rangnick, dhe ai e përshkroi kthimin e tij në klubin anglez si një fatkeqësi. Ai ishte i frustruar kur drejtuesit e klubit vendosën të mos investonin fonde shtesë në kampin stërvitor të United dhe ishte veçanërisht i mërzitur që “djajtë e kuq” si klub nuk kishin përparuar që nga viti 2009. Më pas ai vendosi të transferohej te Reali. Futbollisti portugez është tronditur nga fakti se bashkëlojtarët e tij nuk ndajnë të njëjtin përkushtim në stërvitje me atë që ai.

Thuhet se Cristiano donte të vazhdonte karrierën e tij teManchester City.

– Në një pjesë të librit zbulohet se Ronaldo ka ndryshuar mendje pas telefonatës së Rio Ferdinandit në tre pas mesnate. Pas asaj bisede, portugezi vendosi të rikthehet në Manchester United shtuan mediat vendase. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!