Cristiano Ronaldo mund të lërë izolimin. Sulmuesi i Juventusit, i cili doli pozitiv pas tamponit të krye më 13 tetor, ka bërë disa teste dhe ka konfirmuar që ende është i infektuar me COVID-19. Portugezi më së shumti është mërzitur që humbi ndeshjen me Barcelonën.
Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë, ndërkohë që ngarkesën virale e ka pasur të ulët. “Tuttosport” në Itali shkruan se Ronaldo mund ta lërë izolimin brenda tre ditësh edhe nëse nuk del pozitiv në tamponin e radhës që do të bëjë.
Protokolli i hartuar nga Komitetit Teknik Shkencor në Itali e lejon diçka të tillë. Ata që nuk kanë simptoma dhe kanë ngarkesë të ulët virale, mund ta lënë karantinën pas 21 ditësh për shkak se CR7 nuk mund të infektojë më të tjerët përreth. /abcnews.al