Luis Nani dhe Cristiano Ronaldo, prej shumë vitesh e kanë ndarë fushën e blertë së bashku, që nga koha kur ishin në Akademinë e Sportingut. Edhe me kombëtaren e Portugalisë, por dhe me fanellën e Manchester United, dy sulmuesit kanë luajtur së bashku.
Jashtë fushave të blerta, NAni dhe CR7 janë miq shumë të mirë. Nani, i cili tashmë luan në MLS (kampionatin amerikan) me ekipin e Orlando, ka zbuluar një bisedë mes tij dhe Cristianos, që “tremb” tifozët e Juventusit.
“Disa vite më parë, Ronaldo më tha që do të përfundojë në Amerikë”, tha Nani për ESPN. “Nuk është 100% e sigurt, por me shumë gjasa do të transferohet këtu. Ekziston një shans.
“MLS është një kampionat i shkëlqyer. Padyshim që ka pika ku duhet të përmirësohemi si kampionat, madje edhe në cilësinë e lojtarëve. Këtu kemi klube fantastike, të organizuara mirë me kushte shumë të mira, trajnerë të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer. Çdo sezon, na shihni duke u përmirësuar”, u shpreh ylli i Orlandos./abcnews.al