“Ronaldo dominon fizikisht? Harrojeni, Kessie është më i fortë”

schedule16:58 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:58 - 5 Qershor, 2020

Davide Calabria është ndalur te Cristiano Ronaldo gjatë një bisede me Danilo Gallinari, basketbollistin e njohur italian të Oklahoma City, në NBA, bisedë në të cilën mbrojtësi i Milanit bën një krahasim mes yllit portugez dhe një shoku skuadre.

Cristiano Ronaldo nuk është një futbollist që të dominon fizikisht. Diçka të tillë e bën Franck Kessie. Ai dominon, edhe pse është një tip që bën pak palestër, por ka një fizik absurd dhe të çmendur.

Nuk ia del ta spostosh, ta lëvizesh nga vendi, mund të nisësh një sprint prej 50 metrash dhe do të rrëzohesh pasi përplasesh me të“, deklaron mbrojtësi i Milanit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!