Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo do tjetër rekord, “luzitani” synon gol ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024

schedule16:36 - 26 Qershor, 2024

schedule 16:36 - 26 Qershor, 2024

Mund të vendosë dy të tillë. Cristiano Ronaldo është në ato nivele që në çdo ndeshje e në çdo turne të madh mund të thyejë rekorde, dhe kështu mund të ndodhë në sfidën kundër Georgjisë në Euro 2024.

Ai u bë rekordmen këtë edicion, si i vetmi lojtar që merr pjesë në 6 Europianë, por sërish kërkon më shumë, me “superyllin” portugez, që nëse arrin të shënojë në sfidën e orës 21:00 në grupin F, do të bëhej i vetmi futbollit me gol në 6 kampionate europiane,.

Cristiano Ronaldoi barazoi rekordin e radhës në ndeshjen e kaluar, pasi shërbeu pasimin e golit për golit e tretë kundër Turqisë, teksa tashmë numëron 8 asiste, po aq sa rekordmeni i mëparshëm, çeku Karel Poborsky. Portugalia fitoi 3 me 0 dhe Ronaldo dha kontributin e tij ndonëse nuk shënoi asnjë herë, me rrjetat që u realizuan nga Bernardo Silva, Samet Akaydin me autogol dhe Bruno Fernandes.



Natyrisht, nëse kapiteni “luzitan” shërben asist, ai do të bëhet më i miri në këtë renditje historike me 9 të tilla, duke lënë prapa legjendën çeke, por sidoqoftë, synimi kryesor i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” është fitorja e titullit Evropian, ndonëse do të jetë shumë e vështirë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!