Ronaldo do tjetër Champions/ CR7 shënon dy herë në konkurrimin aziatik, Al Nassr fitoi 3-1 në Katar falë portugezit

schedule16:09 - 26 Nëntor, 2024

schedule 16:09 - 26 Nëntor, 2024

Ambicia e tij nuk shuhet kurrë.

Kristiano Ronaldo do të mbahet mend ndoshta si egoja më e madhe që ka pasur ndonjëherë futbolli, dhe objektivi I tij I madh është Championsi I Azisë.

Pasi fitoi 5 herë Ligën e Kampionëve në Europë, pse të mos ia dalë edhe në kontinentin më të madh të botës?

CR7 dha shembullin personal me dy gola të shënuar në fitoren 3-1 që Al Nasr arriti në Katar ndaj rivalit Al Garafa.

Superylli portugez ia doli për 1-0 në 46’ dhe pastaj për 3-0, 18 minuta më vonë.

Statistikat e tij vazhdojnë të jenë të jashtëzakonshme, pasi ka realizuar 450 rrjeta pasi mbushi 30 vjeç, ka 150 gola në të dy Championsët në Europë dhe Azi, dhe sapo theu një rekord të Mesit.

Tashmë, Ronaldo mbushi 13 sezone me të paktën 40 gola, ndërsa më parë rekordin e ndante me argjentinasin, me nga 12 sezone.

Gjithsesi, Kristiano mbetet prapa yllit të kombëtares shqiptare, Jasir Asani, në renditjen e shënuesve më të mirë të këtij konkurrimi.

Nëse portugezi ka 4 rrjeta, Asani është I pari me 6 për ekipin koreanojugor, Guangju.

Skuadra nga Riadi mban vendin e dytë në grupin B të Ligës së Kampionëve të Azisë, duke pasur 4 fitore e një barazim, e lënë prapa vetëm nga ekipi tjetër saudit, Al Ahli, që është prapa në renditjen e ligës kombëtare. /abcnews.al