Ronaldo: Do shtoja 6 kg në karantinë, futbolli ka rëndësi të madhe sociale

schedule18:12 - 19 Qershor, 2020

schedule 18:12 - 19 Qershor, 2020

Ronaldo fenomeni ka folur rreth situatës aktuale në futboll. Braziliani i famshëm, aktualisht presidenti i Valladolit në La Liga, ka vuajtur shumë nga dëmtimet dhe mbipesha gjatë karrierës së tij. Ai flet hapur gjatë një lidhje direkte me Banco Santander, aty ku nuk e fsheh lumturinë që futbolli ka rinisur përsëri.

Nëse do të isha akoma futbollist aktiv, mendoj se do të kisha shtuar 5-6 kg gjatë kohës së karantinës. Do të më duhej të punoja shumë për t’u kthyer në formën time më të mirë.

Rifillimi? Futbolli ka një rëndësi të madhe sociale, rikthimi në fushë është thelbësor. Duam të tregojmë se mund t’i rikthehemi normalitetit duke ndjekur protokollet sanitare, mezi po presim të luajmë përsëri“, deklaron Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!