Luis Nazario de Lima, i njohur ndryshe me emrin Ronaldo, ka folur së fundmi për një tjetër emër të madh, italianin Alex Del Piero në Sky Sport.
Braziliani i njohur preku temën e “Topit të Artë” dhe mënyrën se si u largua nga Barcelona, pavarësisht se kishte rënë dakord për të rinovuar.
“Benzema e meriton Topin e Artë, e kam thënë për vite të tëra dhe jam kritikuar. Ai e meriton, është një sulmues i madh”, është shprehur ish-sulmuesi i madh brazilian.
“Barcelona? Kishim një marrëveshje për të rinovuar, por katër ditë më vonë presidenti më thirri për të më thënë se nuk mund të qëndroja.
Ai tha se mund të flisja me klube të tjera dhe Interi erdhi shpejt dhe pagoi klauzolën e blerjes. Serie A në atë kohë ishte me të vërtetë më e mira në botë”. / abcnews.al