Ronaldo: Ardhja te United vendimi perfekt, tifozët e këndojnë ende këngën time

schedule16:17 - 1 Shtator, 2021

schedule 16:17 - 1 Shtator, 2021

Cristiano Ronaldo është prezantuar sot me fanellën e United për herë të dytë në karrierë dhe ka thënë fjalët e para pas gjithë rrëmujës që bëri në këto ditë të fundit të merkatos. Në fjalët e tij dallohet qartë se dashuria për United është ende “e freskët”.

“Jam shumë i kënaqur që u ktheva pas 12 vitesh dhe mezi po pres të luaj ndeshjen e parë. Transferimi këtu është vendimi më i mirë që mund të merrja. Erdha nga Juventusi këtu, është një tjetër kapitull në jetën time, dua të bëj historinë këtu dhe të fitoj të tjerë trofe.

Ferguson ishte shumë i rëndësishëm kur firmosa kontratën e parë me Manchester United. Ai është si një baba për mua, më mësoi shumë gjëra. Bashkë kemi mbajtur gjithmonë lidhje dhe ai lujti rol thelbësor në rikthimin tim këtu. Fola pak me Ole në telefon, por do ketë kohë të diskutojmë ballë për ballë.

Kam luajtur me të 2-3 vite dhe kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer. Tashmë ai është në tjetër rol, por mund të mbështetet te unë për çdo gjë. Tifozët? Ata janë çelësi i futbollit. Më në fund janë kthyer në stadium dhe gjërat kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë.

Tifozët e United janë të veçantë, i mbaj mend shumë mirë. E di se ata vazhdojnë të këndojnë emrin tim. Dua të jap më të mirën time, të shënoj, të shërbej dhe të fitoj trofe. Shpresoj t’i shoh tifozët sa më shpejt”, tha Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!