Ronaldo apo Lewandowski? Diego Costa nuk ka dyshime për më të mirin

schedule14:56 - 21 Tetor, 2020

schedule 14:56 - 21 Tetor, 2020

Sulmuesi i Bayern Mynich, Douglas Costa, është i lumtur për rikthimin e tij në Gjermani. Në një intervistë për “Sport Bild”, braziliani tregon se dëshira e tij ka qenë që të vinte vite më parë në Mynih. Gjithashtu ai bën një krahasim mes Cristiano Ronaldos dhe Robert Lewandowskit.

“Kam dashur të kthehem këtu vite më parë sepse tek Bayern ndihem i lumtur. Gjithmonë kam patur kontakte me ish-shokët e skuadrës, si për shembull me Manuel Neuer, Jerome Boateng, Thomas Muller apo dhe me Joshua Kimmich. Kurrë nuk i kam humbur kontaktet me ta”, tregon anësori i majtë.

“Përpara se të transferohesha tek Juventusi kisha disa oferta të tjera. Ai është një klub i madh, një nga më të mirët në Europë. Shpresoja që të fitoja Championsin me ta. Kam patur fatin që të luaj me disa nga lojtarët më të mirë në botë gjatë karrierës sime.

Kam luajtur me Neymarin në kombëtare dhe me Ronaldon tek Juventusi. Tashmë kam shok skuadre Robert Lewandowski, i cili është sulmuesi më i mirë në Europë. Megjithatë, përpos statistikave të tij, Cristiano është një nivel më lart se polaku”, mbyll Douglas Costa. /abcnews.al